Një zjarr ka përfshirë kodrat e Bërdicës në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi banorët e kanë djegur për të hapur kullota të reja. Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Fillimisht, situata ishte e vështirë për shkak të erës, por më pas, zjarri është vënë nën kontroll dhe po shkohet drejt fikjes. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve.