Zjarrfikëset shuajnë në kohë rekord zjarrin e rënë një ditë më parë në Kodrat e Sharrës. Policia në bashkëpunim me Drejtorinë e Zjarrfikëses, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, si i dyshuari i ngjarjes: Almir Sehitaj. Ky person u ndalua sot nga policia për zjarrvënie të qëllimshme. Fatmirësisht dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikseve, nuk pati lëndime në njerëz dhe as dëme materiale.