Aktualitet

23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

23 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 1099 numri total, ku 215 janë aktivë. Harta zgjerohet me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 4 në Lushnje dhe një i ri i prekur në Durrës që është kontakt i fasonerisë. Aktualisht në spitalin Covid 1 te Infektivi, po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orë janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e total që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e distancimit fizik dhe higjienën personale.