Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, balerina seksi Adel Lami ka folur për marrëdhëniet e saj me meshkujt. Teksa është pyetur se kë do të zgjidhte për partner, një shqiptar apo një të huaj, bukuroshja është përgjigjur se do të zgjidhte një te huaj. Kjo pasi, sipas Adel mënyra sesi të afrohen apo sesi të ngacmojnë djemtë shqiptarë lënë shumë për të dëshiruar dhe është komplet e kundërta me ngacmimet që bëjnë meshkujt e huaj.
“Ka patur raste që kam qenë ulur në një vend dhe më pas më ka ardhur një mesazh në Instagram, këtë formë nuk e kuptoj. Kjo ndodh në Shqipëri, sepse jashtë kush dëshiron të të flasë vjen në tavolinë, dhe nëse ti nuk ke dëshire ai largohet.” -është shprehur Lami ndër të tjera.