Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bllokoi një baxho në Shkodër, si dhe arrestoi në flagrancë një shtetas. Në pranga ra Durim Gallubja, i cili tregtonte djathë të bardhë në kushte të rënda higjeno-sanitare e pa etiketë. Produkti me peshë 120 kg, mbahej në një ambient frigoriferik me përmbajtje myku, ndërsa temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara. Krahas mbylljes së aktivitetit, subjekti u gjobit me 350 mijë lekë.