Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën e sekuestros preventive për një pjesë të pronave të Ish Prokurorit të Përgjithshëm. Adriatik Llalla e ankimoi vendimin e shkallës se parë përmes avokatit mbrojtës, por apeli e çmoi të drejtë masën e vendosur nga Gjykata për Krimet e Rënda me kërkesë të organit të akuzës. Ish-Kryeprokurorit i janë bllokuar pasuri në vlerën e 1 miliard lekëve. Llalla iu shmang Vettingut për të mos u përballur me deklarimin e pasurisë, por kjo nuk e ka penguar prokurorinë të nisë hetim për ish-drejtuesin e saj.