Një student i universitetit të Fireznes i quajtur Matteo Valdambrini është arrestuar pasi prej vitesh mbahej nën mbikqyrje nga policia për abuzime seksuale me të mitur dhe jo vetëm si dhe për kanibalizëm.
Mësohet se Matteo ishte drejtuesit i një kulti satanik dhe i detyronte pjesëtarët e tij të kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe me të mitur.
Ai i detyronte vajzat dhe djemtë të jetonin si kanibalë me pretendimin se këto janë metoda që shërbejnë në të mirë të njerëzimit.
Satanisti akuzohet se kishte krijuar “ritualin e ringjalljes” ku supozohej se ”mbytej” nga anëtarët e kultit duke pretenduar se kishte vdekur, dhe më pas ngrihej si ‘i ringjallur’.
Matteo i kërcënonte viktimat e tij që të qëndronin në kult duke u thënë se nëse kundërshtojnë familjet e tyre do ta pësojnë keq.
Ritualet e sektit përfshinin dhunë fizike dhe kafshime, me të cilat pretendohej ardhja e fuqive të mbinatyrshme.