Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-2025.
Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë.
Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.
Të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobuzit.
Për të shmangur abuzimet, pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.