Aktualitet

Bilanci i Covid-19 në vendin tonë, 23 raste të reja në 24 orët e fundit

Shtohen 23 raste me COVID-19 në vend, pasi 229 qytetarë u testuan 24 orët e fundit. Harta zgjerohet me Librazhdin, ndërsa totali i të infektuarve shkon në 1 mijë e 122. Nga 23 të infektuar: 16 i përkasin Tiranës, nga 2  Matit e Lushnjes, si dhe nga një Durrësit, Krujës e Librazhdit. 19 prej tyre rezultojnë kontakte të rasteve të mëparshme dhe për 4 vazhdon hetimi epidemiologjik. 24 orët e fundit u testuan 21 personel shëndetësor, 2 rezultuan pozitivë. Te Infektivi po trajtohen 26 pacientë, 4 në terapi intensive, 1 në gjendje kritike. 33 janë viktimat e COVID-19/ës në Shqipëri.

Me 6 të shëruar nga koronavirusi, shkon në 857 numri i atyre që fituan betejën me sëmundjen në vendin tonë ku aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19. 137 në Tiranë, 39 në Durrës, 16 në Krujë, 11 në Shkodër, 9 në Kamëz, 8 në Mat, 6 në Lushnje e 2 në Berat. Nga fillimi i epidemisë, në vend janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare e serologjike.  Ministria e Shëndetësisë, apelon të ruhet distancimi e higjena, të shmangen mjediset e mbyllura dhe me shumë njerëz.