Kryefjala e tabloidëve janë bërë dyshja e mjekëve të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në këtë kohë të vështirë pandemie.
Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni të cilët punojnë si mjekë në Ankara kanë organizuar një ceremoni fare të vogël martese fill pasi kanë bërë celebrimin në Gjendje Civile.
Të ftuar ishin vetëm 4 persona ndërkohë që e gjithë familja dhe shoqëria e tyre po i ndiqnin live nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjatë celebrimit të gjithë ishin të detyruar të mbanin maska ndërkohë që edhe fotot e momentit kur ata i thanë “po” njëri-tjetrit u shkrepën me maska në fytyrë.