Showbiz

Cilët janë personazhet publike që ju bashkuan marshimit të ditës së djeshme?!

Ditën e kaluar ashtu siç u njoftua, në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet u mbajt manifestimi paqësor për 15-vjeçaren e përdhunuar nga roja i shkollës.

Krahas të rinjve, qytetarëve të ndryshëm dhe aktivistëve të shoqërisë civile, në tubim ishin të pranishëm edhe shumë personazhe të njohur të medias dhe showbizit shqiptar.

Ata u bashkuan me turmën me problematikën e përbashkët për të ngritur zërin për të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara.

Të pranishëm me pankarta ishin: Fatma dhe Aulona të cilat kanë qenë ndër të parat që kanë reaguar kundrejt kësaj çështjeje kaq delikate publikisht, Lori dhe Sara Hoxha të cilat shfrytëzuan platformat e tyre sociale për ndërgjegjësimin e të rinjve e jo vetëm. Folësit e TAR, Jonida Aliçkolli dhe Eno Popi.

Mes turmës gjithashtu u panë; Olti Curri, Rudina Dembacaj, Dojna Mema me vajzat e “Pop Culture”, Bora Zemani, Luana dhe Marina Vjollca, Blerina Bombaj, Grida Duma, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Armina Mevlani, Alban Skenderaj, Ervin Kurti, Eranda Libohova e shumë të tjerë.

Më poshtë gjeni galerinë e fotove të disa momenteve të shkëputura nga marshimi paqësor mbi fëmijërinë e vjedhur.