Nga sot e deri më 19 Qershor, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural hap thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare 2020, nëpërmjet së cilës do të mbështetet edhe sektori i blegtorisë. Hapat e aplikimit nisin me regjistrimin në e-Albania si qytetar me të dhënat e kartës së identitetit. Të interesuarit duhet të zgjedhin shërbimin “Aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët”. Më pas zgjidhet lloji i fermerit, vendndodhja e fermës, masa si dhe sasia për të cilën do të aplikohet e në fund aplikohet. Skemat e mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me të programit të BE-së”.