Disa persona të arrestuar nga policia në Tiranë për raste dhune, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e mbajtje armësh, ndërsa dy zjarre shpërthyen në banesë e një lokal, duke shkaktuar dëme materiale, por për fat të mirë, jo të lënduar.
Njoftimi:
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1:
-arrestuan shtetasin P.M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E.I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-L.M., 42 vjeç dhe S.Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-J.B., 19 vjeç dhe M.D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.