Aktualitet

Digitalb rikthen ndeshjet në trasmetim!

Digitalb njoftoi më herët sot, se për arsye teknike të sinjalit televiziv nuk është kryer transmetimi i disa eventeve futbollistike të planifikuara.

“Duke ju kërkuar ndjesë, Digitalb ka rikthyer sinjalin për të gjitha ndeshjet! Njoftojmë të gjithë abonentët se abonimi Premium, do të kompensohet në përfundim të afatit të tij” -thuhet në njoftimin e Digitalb.

Mbrëmja rezervon përballje mjaft interesantë në Digitalb si Villarreal-Real Madrid apo Tottenham-Manchester United.

Gjithashtu Digitalb, ju falenderon për mirëkuptimin dhe ju uron shikim të këndshëm të programeve në vazhdim.