U kap me 6 kg marijuanë, pranga një shtetasi italian në Portin e Durrësit. Policia Kufitare arrestoi 60-vjeçarin Piero Mormina, pasi në automjetin e tij tip “Fiat” iu gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike, të cilën po tentonte ta nxirrte nga territori shqiptar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.