Celebrities Fashion Gossip Showbiz

E gjeni dot sa kushton kjo veshje e Rihanna-s?!

Rihanna tashmë është zytarisht një miliardere. Ajo ka një një perandorie të suksesshme të produkteve të bukurisë, kujdesit të lëkurës dhe një linjë të brendshmesh.

Sipas “DailyMail”, Rihanna dukej sikur ishte duke u përgatitur për një projekt tjetër të ri, teksa u fotografua në qendër të Los Angeles rreth orës 2:00 të mëngjesit të së martës. Këngëtarja e shumë hiteve, 33 vjeçe, dukej tërheqëse si kurrë më pare, ku u pikas e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë të markës Bottega Veneta, me një këmishë dhe pantallona të shkurtra Daisy Duke.

Palltoja e Rihanna-s ishte pjesa kryesore e veshjes, e cila ishte një kombinim kamoshi me ngjyrë të verdhë dhe që ka një çmim prej 10 mijë dollarësh. Veshja e saj arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për këtë kombinim kaq të guximshëm, siç vetëm Rihanna di të bëjë, por edhe për shkak të çmimit të veshjes së saj.

Ylli ka pasuri me një vlen rreth 1.7 miliard dollarë, sipas Forbes. Pretendohej se pjesa më e madhe e pasurisë së këngëtares nuk vjen nga muzika, por nga 50 përqind e aksioneve të saj në linjën e saj të kozmetikës “Fenty Beauty”.

Tashmë këngëtarja nga Barbadosi, është duke synuar që t’i rrisë këto të ardhura akoma dhe më shumë. 33-vjeçarja i ka shfrytëzuar hiret e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e ardhshëm të të brendshmeve “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”. “Savage X Fenty” do të shfaqet ekskluzivisht në Prime Video në më shumë se 240 vende të botës duke filluar nga data 24 Shtator i këtij viti.

Rikujtojmë se, Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky janë përfolur shpesh në media për romancën e tyre të dashurisë. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.