Një ditë pas aksidentit tragjik në Kodër Kamëz me dy viktima, sot në Elbasan, një automjet me drejtues një 25-vjeçar përplasi tre vetë, një fëmijë 1-vjeç dhe prindërit e tij. Të tre u dërguan në Spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës dhe nisi hetimet.