Këngëtari Elgit Doda po kalon periudhën më të lumtur të jetës së tij. Pak ditë më parë ai dhe bashkëshortja e tij Klea Huta u bënë prindër për herë të parë.
Të dy ata postuan foton tipike të dorës së vogëlushit duke treguar se ai është pagëzuar me emrin Krid.
Për herë të parë që nga 4 qershori, Elgiti postoi foton e parë me bebin. Në imazhin bardhë e zi, këngëtari shfaqet duke ushqyer djalin e tij të vogël. Fotoja ka marrë komente të shumta nga fansat dhe miqtë e tij.
Kujtojmë se Elgit Doda dhe Alban Skënderaj kanë bashkuar forcat për një prurje të re muzikore e quajtur “Parajsa ime”. Projekti është pritur shumë mirë nga fansat dhe është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare që në javën e parë të publikimit.