Aktualitet

Flasin ekspertët italianë, Covid-19 nuk ekziston më, ai mund të zhduket përfundimisht

Pikë kthese në luftën kundër Covid. Ekspertët në Itali, një nga zonat më të goditura deklarojnë se klinikisht koronavirusi nuk ekziston më dhe mund të zhduket përfundimisht njësoj si Sarsi apo Mersi. Kreu i Kujdesit Intensiv në një spital kërkimor në Milano, Alberto Zangrillo tha se testet e tamponit të kryer në dhjetë ditët e fundit treguan se ngarkesa virale është ulur. Por deklarata e Zangrillos ka ngjallur shumë polemika ndonëse bazohet në një studim.