Showbiz

Flet babai i 15-vjeçares së përdhunuar: “Për të më ulur dhe për të bërë si gangester fqinji i’a shpërndau videon gjithë Babrroit”

Në një deklaratë të siguruar nga “Ballkan Web”, babai i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës njëkohësisht fqinji, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në dëshminë e tij babai thotë se Abas Doku ka ngacmuar vajzën e tij që në klasë të 6-të por ka mësuar mbi përdhuninim 6-të muaj më parë pas publikimit të video-ve.

Ai theksoi se Doku i cili është pushuar nga detyra e tij si roje shkolle, e ngacmonte të bijën haptazi duke i fishkëllyer në lagje dhe duke i dhënë karamele.

“Vajza nuk e pranonte që kishte kryer marrëdhënie sepse kishte frikë. Me pas iu rrëfye të ëmës. Ndërsa Abazi për të më ulur mua dhe për tu dukur si gangester ia shpërndau videon gjithë Babrroit. Dua që shteti të veprojë dhe drejtësia ta ndëshkojë” -tha ai për median.

65-vjeçari dhe 2 minorenët e tjerë janë arrestuar dhe po hetohen nën pranga. Sa i përket 15-vjeçares, ajo është në gjendje të rëndë psikologjike por ka arritur të japë dëshminë e saj për të gjithë ngjarjen.