Celebrities Gossip Pardon My French

Flet Stelina pas largimit nga shtëpia e BBV: “Peng nuk kam por, nëse nuk do të kisha prezencën e ‘trekëndëshit’ do të isha…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte ish-banorja e BBVIP Stelina Kurila. Në një intervistë rreth qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Vip” ajo rrëfeu të gjitha emocionet, pengun dhe lidhjet e reja dhe ato të vjetra që ajo përjetoi. Por nuk harroi të ndalej as tek një marrëdhënie mjaft e komentuar në rrjet, të Inës dhe të Kejisit ku ajo e quan një trekëndësh…

Pate ndonjë peng që nuk t’u dha mundësia ta bëje?

 Peng nuk kam. Nëse nuk do të kisha prezencën e trekëndëshit në shtëpi do të isha më e qetë. Mendoj se më ushtroi një presion të madh që shpesh herë e ndjeja që po më bllokonte dhe patjetër që do të kisha bërë më mirë pa prezencën e Kejisit dhe Inës në shtëpi.

Ti e dije se Keijsi ishte në shtëpi…

Unë e kam sqaruar këtë gjë sepse ftesën e kam marrë përpara Keijsit. Me Keijsin e kam ndërprerë marrëdhënien para shumë kohësh e kam sqaruar këtë gjë. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me Keijsin, kontakti jonë rifillon kur unë hyj në shtëpinë e “Big Brother Vip”. As unë nuk kisha informacion për Keijsin, por as ai për mua ose të paktën unë kështu mendoj. E kam parë hyrjen e Keijsit në “Big Brother Vip” dhe ishte një surprizë për mua. 

Kur e pe Keijsin mendove të mos futeshe në BBV?

Po, e kam pasur një moment që kam thënë nuk dua të futem por, nuk e di nëse kjo mundësi do të më jepej përsëri.