Forcat Speciale shqiptare rikthehen pas 6 vitesh në Afganistan. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, postoi në faqen e saj zyrtare në FB foto nga trajnimi që forcat tona speciale po u bëjnë komandove afgane. Prezenca e forcave speciale shqiptare vjen si mbështetje e strategjisë së re të Presidentit Donald Trump në Afganistan. Strategjia e re parashikon një qëndrim me agresiv në terren ndaj talebanëve dhe terrorizmit.