Në të gjithë botën janë mbi 5 milionë e 800 mijë raste me Covid-19. Numri i viktimave kaloi shifrën 361 mijë.
SHBA prej më shumë se një muajsh tashmë është në krye të listës për numrin e lartë të personave të infektuar si edhe për vdekjet me mbi 1.7 milionë të prekur, nga të cilët 102 mijë e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Brazili në Amerikën Latine dhe Rusia janë në radhë për rastet e shumta, ndërsa viktimat, pas Amerikës vjen Britania dhe Italia.