Celebrities Live From Tirana

“Gjesti ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj Eglit…”/ Juli Ristani: Ai do të bëjë një jetë luksi!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte gazetarja Juli Ristani për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”. Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet dhe qëndrimin e Gjestit, Juli tha:

Gjesti ka mbajtur një qëndrim korrekt, si një djalë i pjekur, nuk e ka ushqyer përtej një pëlqimi të parë, ai po trembej nga përkujdesja. Egli shkonte siç ka thënë vetë: jam si një nënë në marrëdhëniet me meshkujt… Rozana ia ka thënë shumë herë. Ajo po fikej përditë e më shumë.

Gjesti ka mbajtur një qëndrim korrekt. Janë të mbyllur në një shtëpi, do s’do do kesh kontakt më të shpeshtë. Ishte e pamundur mos të takoheshin, luanin, përkëdheleshin. Ai tha nuk kam ndjenjë unë për këtë, sa më shumë koha kalonte, ai më shumë e largonte, po i dhimsej. Është një djalë 24 vjeçar, ai do të futet në studio, të fitojë të ardhura, të bëjë një jetë luksi. Egli me moshën e saj projekton një gjë tjetër, i duhet një mashkull tjetër. Qëndrimi i Gjestit ndaj Eglit ka qenë si një djalë i pjekur, si një 30 vjeçar, ia thoshte të vërtetën.