Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “arrest me burg” për 3 anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”: Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Haxholli. Ndërkohë dje u dha masa e sigurisë për Safet Rustemi, (Bajri) Emrah Plaku, Ilir Bajri, Armir Grima, Astmer Bilali dhe Fabjon Rexhepi. Gjithashtu Safet Bajri u njoh sot edhe me akuzën ‘Armëmbajtje pa leje’. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje se bandaj e “Bajriave” është 1 ndër 7 grupet më të rrezikshme kriminale në vendin tonë.