Greqia njeh patentat shqiptare. Qeveria greke miratoi vendimin për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve. Më herët të njëjtin akt njohjeje ka kryer edhe qeveria shqiptare. Marrëveshja parashikon që shtetasit shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e patentës greke, që kushton nga 700 deri në 1000 euro.