Aktualitet

Hashim Thaçi kërkon krijimin e qeverisë së re

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të rregullt dekretin e Presidentit të Republikës për të mandatuar Avdullah Hotin nga LDK-ja për postin e kryeministrit, Hashim Thaçi doli në një konferencë për Mediat. Ai bëri thirrje që të zbatohen vendimet e Kushtetueses dhe të formohet sa më shpejt Qeveria e re.

Ndërkaq Kryeministri në detyrë i Kosovës e cilësoi të kapur Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në rrjete sociale, Albin Kurti thotë se me këtë vendim Kushtetuesja e vulosi duke e zhvlerësuar vetveten. “Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”-shkruan Kurti.