Aktualitet

Hipoteka vonon përgjigjet për KPK-n

Zyrat e hipotekës kanë vonuar përgjigjet zyrtare për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja ka kërkuar informacione në lidhje me subjektet e rivlerësimit te disa institucioneve si SHISH, OSHEE, banka apo zyra të gjendjes civile. KPK-ja thotë se të gjitha institucionet kanë reaguar në kohë, ndërsa rasti i Hipotekave veçohet për vonesat. Vertetimi i ZRPP-së lidhet direkt me pasuritë e patundshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.