Pagesat e qeverisë për konçensionet do të rriten me 35 milionë euro, vitin e ardhshëm, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se për 2019-ë, Buxheti i Shtetit do të paguajë rreth 111 milionë euro për kompanitë konçensionare. Këtë vit, shifra ishte 76 milionë. Pjesa dërrmuese e rritjes është pasojë e hyrjes në fuqi të dy kontratave të reja: Rrugës së Arbrit dhe konçensionit për ndërtimin e 17 shkollave në Tiranë.