Showbiz

Igli Tare rrëfen historinë e tij me Maradonën

Në emisionin sportiv “Pasó” tema që u diskutua ishte humbja e legjendës Diego Armando Maradona. Në Top Albania Radio ishte i ftuar në një linjë telefonike ish futbollisti Igli Tare.

Tare ka qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar duke shënuar rrerh 10 gola. Si një nga lojtarët më me përvojë, Tare ka qëndruar për një kohë të gjatë edhe si kapiten i ekipit kombëtar. Loja më mbresëlënëse e tij ishte gjatë ndeshjes kundër Rusisë në Euro 2004 UEFA Kualifikimeve, kur Shqipëria fitoi 3-1 dhe Tare shënoi 1 gol.

Por për dëgjuesit e radios, Tare ndau me ne eksperiencën e tij kur kishte takuar Maradonën nga afër. Gjatë intervistës ai tregoi disa nga cilësitë më kryesore që kishte arritur të kuptonte nga Maradona.

“Ai ishte shumë i dashur, shumë miqësor dhe i thjeshtë nga afër. Maradona dinte ta menaxhonte shumë mirë famën duke u përshtatur me të gjithë…” – shprehet ai me fjalë të ndjera.

Për Tare-n takimi i tij me Maradonën do mbetet i paharrueshëm. Gjithashtu ai ka shpërndarë në Instagram edhe dy postime dedikuar atij.

https://www.instagram.com/p/CIBt5OpnXdf/?utm_source=ig_web_copy_link