Health & Beauty Live From Tirana

Instruktori i palestrës: “Femrat nuk i preferojnë meshkujt me shumë muskuj!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Daniel Picaku, instruktor palestre. Ai ka treguar rëndësinë e të ushtruarit, çfarë ushtrimesh preferojnë më shumë vajzat dhe djemtë, si dhe ka dhënë disa këshilla…

Kush janë trupat më të preferuar sot?

Trupat që preferohen më shumë janë ato që kanë pak dhjamë, jo shumë, dhe që i duken muskujt e barkut. Femrat i preferojnë shumë djemtë që kanë muskuj barku, shpatulla të gjera dhe që kanë muskuj. Sepse muskujt tregojnë fuqi.

Po një trup me shumë muskuj?

Jo. Kam vënë re që femrat nuk i preferojnë ata djem që kanë shumë muskuj, sepse i duken shumë të frikshëm. Mund të them dhe që i duken fallco. Është si të shikosh një femër që i ka vithet me silikon, duken fallco, nuk duken origjinale.