Aktualitet

Investimi i ri nuk eliminon radhët në doganën e Morinës

Edhe pse Bashkimi Europian ka financuar një milion euro për ambientet e reja të Pikës së Kalimit Kufitar të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, udhëtarët ankohen për vonesa. Sipas tyre, doganierët e Kosovës refuzojnë qëndrimin në sportelet e ngritura. Ndërkaq, doganierët shprehen se në sportele nuk ka kushte për të ushtruar detyrën, çka ka vënë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët të miratuar nga qeveritë e dy vendeve. Veçanërisht gjatë sezonit të verës, fluksi i kalimtarëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës është i lartë, por puna e ngadaltë në sportele ka bërë që të krijohen rradhë të gjata.