Politikë

Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord!

Monika Kryemadhi foli sot për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Kryemadhi u paraqit sot për njohjen e akuzës në SPAK.

Ajo tha se firmosi që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji.

Më pas Kryemadhi tha se SPAK e ka quajtur nënën e saj ‘pastruese’.

“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mu për të pastru veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe nëna ime ka 8000 faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt të shkruara kundër nesh.  Firmosëm që s’jemi dakord, do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik, duhet marrë me qetësi, shëndeti ka shumë rëndësi.