Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka disa muaj që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’.
Don Xhoni ka vendosur të publikojë një surprizë të re dhe këtë na e ka treguar në mënyrën më të veçantë, teksa ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga videoklipi që padyshim vëmendjen më të madhe e mori faktin se ish- e dashura e tij ruse, Ariana është protagoniste dhe shfaqet e veshur si nuse.
E ky projekt që po pritet me padurim nga ndjekësit e tij do të publikohet ditën e sotme në orën 23:59 e këtë e ka zbuluar vetë reperi me anë të një Instastory.
Kënga e tij ende e papublikuar, ka ‘thyer rrjetin’ duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm, teksa numëron në vetëm 24 orë 1 milion klikime në Instagram dhe TikTok. Teksa e ka treguar këtë në llogarinë e tij personale, krahas reperi nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për kolegët e tij dhe ka paralajmëruar një të papritur ditën e sotme sapo të publikohet kënga.