Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, siç njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.
Në këtë ditë të fundit të javës, era fryn me drejtim nga jugperëndimi, si edhe veriperëndimi, me shpejtësi 8 m/s. Ndërkaq, valëzimi në detet Adriatik e Jon është i forcës 1-3 ballë. Sa iu përket temperaturave, ato variojnë në vlerat nga 6 në 26 gradë Celcius.