Në Kakavijë, bllokohen 27 ton miell gruri pa dokumentacion të rregullt. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU ngarkesa me origjinë greke përmbante një fletë analize, që nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e produktit. Gjithashtu, subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore. AKU-ja do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë të 27 tonëve miell gruri.