Showbiz

Kanye West në konkurrencë me bashkëshorten e tij, gati të lançojë një linjë kozmetike

Nga firma “Yeezy” nuk do të kemi më vetëm veshje dhe këpucë por edhe produkte të ndryshme kozmetike.

Reperi Kanye West duket se është frymëzuar nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian dhe motrat e saj që kthyer në sipërmarrëse të suksesshme falë linjave të tyre kozmetike.

“TMZ” raporton se “Yeezy” do të prodhojë make-up, produkte për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve, qerpikë falso, manikyrë, vajra trupi, parfume, produkte për higjenën personale e të tjera.

Kanye po punon fort për prodhimin e këtyre produkteve dhe është shumë i emocionuar për lançimin e tyre online.