Reperi i njohur Kanye West ka paditur së fundmi kompaninë “Walmart”, për shitjen e atleteve te rreme “Yeezy”. Ditën e djeshme, Kanye ka paraqitur në gjykatën e Kalifornisë në Los Angeles, dokumenta që vërtetojnë se ato kanë shitur versione false të atleteve me një çmim trefish më të lartë.
Walmart po bën tregti flagrante të popullaritetit të markës së tij Yeezy, duke ofruar për shitje një version imitues të Yeezy Foam Runner.

Rikujtojmë, se ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian dhe Kanye janë një nga ish-çiftet më të përfolur të momentit. Me zyrtarizimin e divorcit të West me Kim, vetëm kjo e fundit ka bërë shpesh deklarata lidhur me ngjarjen duke treguar ndër të tjera dhe arsyen e vërtetë të ndarjes.
Edhe pse Kanye nga ana e tij nuk foli kurrë për këtë, veprimet e tij kanë treguar se Kim ka mbetur shumë pas në të kaluarën. Duket se reperi po shijon një romancë me super modelen e famshme Irina Shayk.
Sipas “TMZ” romanca e tyre nisi që prej ceremonisë përkujtimore për DMX, ku ata ishin të pranishëm. Megjithëse është ende herët për të diskutuar për martesë e fëmijë mes çiftit, në fakt burime të afërta me reperin kanë treguar se çfarë mendon ai në lidhje me këtë të fundit.
Ndërkaq, Samanta Karavella na ka surprizuar ditën e djeshme duke sjellë një këngë të re me titull “Mala X Cha Cha Cha”, që në fakt kishte dy projekte muzikore në të. Megjithatë, komentet në YouTube të këngës tregojnë se ndjekësit kanë vënë re diçka. Videoklipi i Samantës duket të ngjashmëri me atë të reperit Kanye West në këngën ‘Fade’, të publikuar në 2016-ën.