Aksident hekurudhor në Kavajë. Një tren është përplasur me një makinë që i preu rrugën, në afërsi të Golemit. Nga të dhënat e para ka informacione edhe për të plagosur. Në automjetin e aksidentuar udhëtonin anëtarët e një familjeje. Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.