Sot ishte dita e fundit për të dorëzuar dokumentacionin përkatës për përfitimin e kredisë së butë. Shumë qytetarë u paraqitën sot para zyrave të Bashkisë pasi sipas tyre kanë ndeshur vështirësi në grumbullimin e dokumenteve. Faza e tretë do të jetë ajo e verifikimit të dokumentacionit. Nga 2500 aplikantë, që rezultuan fitues në fazën e parë, vetëm 500 do të përfitojnë nga programi social i Bashkisë së Tiranës.