Showbiz

Krijohen këpucët anti-Covid me numër 75…

Megjithëse shumica e vendeve kanë nisur rihapjen pas izolimit nga Covid-19 dhe të gjithë po i kthehen jetës normale, disa njerëz vazhdojnë të jenë vigjilentë dhe të ruhen me fanatizëm.

Grigore Lup, një këpucar rumun ka vendosur të krijojë këpucët e para, shumë të veçanta që do t’i ndihmojnë njerëzit të ruajnë distancimin social në ambiente pune dhe shoqëore.

Ai ka dizenjuar këpucë me numër 75-sa, të cilat janë aq të gjata sa do nuk do t’i lejojë njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin më shumë se 2 metra.

“Unë pashë njerëz të mbledhur në turma, të cilët nuk po respektojnë rregullat e distancës sociale dhe i thashë vetes, le të bëjmë një këpucë që ose  do t’i ndëshkojë ata ose diçka që ata mund të veshin në të vërtetë, dhe ndoshta në atë mënyrë ata do të mbajnë distancën” -tha ai.