Kryeministri Rama kritikon kreun demokrat Basha për një takim të tij me qytetarë në Durrës. “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”, – shkruan Rama. Nuk mungoi as reagimi i Ministres së Shëndetësisë. Sipas Ogerta Manastirliut, “Kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat e rasteve përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!”.