Duke marrë shkasë nga aksidentet e rënda rrugore, policia e Tiranës ka vendosur dhjetëra gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve. Ndryshe nga herët e shkuara, së fundmi janë organizuar pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe regjistruan me aparate fotografikë në orë të ndryshme të ditës dhe të natës shkëlësit e kodit rrugor. 95 drejtues mjetesh u ndëshkuan për përdorim celulari në drejtim automjeti.