Aktualitet

Mashtrimi në Portin e Durrësit, bllokohen 30 polica sigurimi

Udhëtarët që hyjnë në vendin tonë përmes Portit të Durrësit, duhet të kenë kujdes. Policia Kufitare iu bën thirrje që gjatë lundrimit në traget,  të mos presin polica sigurimi për automjete nga persona fizikë, të pa’ autorizuar e të pa licensuar. Prej fillimit të muajit, është bllokuar një sasi e konsiderueshme policash sigurimi të parregullta, ndërsa nisi procedim penal në 30 raste.