Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Takimi pason mbledhjen e mbrëmshme që zgjati për mbi 4 orë. Dje pati tym të bardhë për sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje, ndërsa nuk pati dakordim për identifikimin biometrik dhe sistemin pilot të votimit. 31 maji është data e fundit që palët politike të dalin me një sistem konsensual zgjedhor, ndërkohë që ndërkombëtarët po ndërmarrin takime që aktorët e përfshirë të respektojnë afatin.