Aktualitet

Ministria e Financave: Në 7 muaj vetëm 342.1 mln lekë për mobilimin e zyrave!

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri një rezyme të ecurisë së shpenzimeve publike, për zyrat e administratës për vitin 2018-të. Sipas ministrisë për këtë vit shpenzimet janë 990 milionë lekë, ose 1.79% e totalit të investimeve të brendshme. Ndërsa për periudhën 7-mujore janar-korrik 2018, rezulton se shpenzimet janë planifikuar në masën 342.1 milionë lekë.