Një studim i Universitetit “King’s College London” ka treguar se mungesa e gjumit rrit prodhimin e hormonit ghrelin, i cili stimulon urinë, dhe ul nivelin e leptinës, që ndihmon në ndjenjën e ngopjes.
Kjo është arsyeja pse pas një nate pa gjumë, shumica e njerëzve zgjedhin ushqime të shpejta dhe të pasura me sheqer dhe yndyrë.
Studimi sugjeron se për të kontrolluar dëshirat për ushqime të pakontrolluara, duhet të ruhet një rutine e rregullt gjumi, së paku 7–8 orë nata, dhe të kombinohet me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik të moderuar.
Një gjumë cilësor është një nga mënyrat më të efektshme për të mbajtur peshën nën kontroll dhe energjinë gjatë ditës.