Ina dhe Geri ishin çifti i parë zyrtar i sezonit të kaluar të “Për’Puthen” në Top Channel të cilët sapo konfirmuan lidhjen u larguan nga emisioni duke nisur jetën e re së bashku.
Historia e tyre brenda programit të dashurisë nisi si një miqësi megjithëse Geri kishte shumë simpati për Inën. Ky i pari bëri të pamundurën që t’ja fitonte zemrën bukuroshes bionde dhe fansat donin patjetër që t’i shihnin bashkë.
Pas gati 1 viti duket se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe këtë e kanë konfirmuar vetë ata. Ishte Geri ai i cili fillimisht në një intervistë për Top Channel theksoi se ai dhe Ina janë në një pauzë duke mos dhënë detaje nëse do të ketë një rikthim mes tyre apo jo.
Pak ditë më pas erdhi dhe reagimi i Inës që duke ju përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram të cilët duan të dinë më shumë mbi marrëdhënien mes saj dhe Gerit momentalisht. Por, duket se kjo e fundit i ka vënë kapakun duke konfirmuar zyrtarisht se ata janë ndarë.