Aktualitet

Ndërkombëtarët nuk binden nga vendimet KPK, rekomandojnë apelim për një tjetër rast

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) rekomandon të apelohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për Gentian Medjan. Gjykatësi i Gjykatës Administrative Tiranë u rikonfirmua në detyrë më 1 Gusht, ndërsa ai është kandidat dhe për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Komisionerët Publikë njoftuan se presin të marrin në dorëzim vendimin e KPK-së, për ta shqyrtuar. Më herët, ONM-ja rekomandoi të apelohen vendimet për Bashkim Dedjan e Xhezair Zaganjorin. Dy kryetarët e Kushtetueses e të Gjykatës së Lartë, e kaluan me sukses Vetting-un, por kjo nuk i bindi ndërkombëtarët.