Showbiz

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare, këngëtarja e famshme Bonnie Pointer

Ajo dhe motrat e saj u bënë të famshme pasi fituan çmim “Grammy” si grupi “Pointer Sisters” hitet më të njohura të të cilave janë “Jump (For My Love) dhe “I’m So Excited”.

Ditën e sotme me hidhërim të thellë u njoftua se ish-pjesëtarja e grupit, Bonnie Pointer ndërroi jetë pas një arresti kardiak në moshën 69-vjeçare.

Motra e saj Anita, e bëri të ditur lajmin e trishtë pas një deklarate për “Associated Press”, mbrëmjen e kaluar. Motrat pointer kërkuan që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë dhe që fansat ta mbajnë familjen në lutjet e tyre.